Pogradec: Një punëtor aksidentohet në vendin e punës, në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.