Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Elbasan, një i arrestuar

0
91

Janë zbardhur dy raste të zjarrëvënies në fshatrat në Elbasan. Autoritetet kanë identifikuar dy autorët. Në pranga ka rënë një 54 vjeçar, ndërsa është proceduar penalisht për moskallëzim krimi edhe pronari i tokës me ullinj.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi

Si rezultat i veprimeve hetimore për rastet e zjarr1ëvënies, Policia zbardh 2 raste të tilla të ndodhura në fshatrat e njësisë administrative Papër dhe identifikon 2 autorët.

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër, vihet në pranga 54-vjeçari.

Procedohet penalisht pronari i tokës me ullinj, për moskallëzim të krimit.

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën pjesërisht disa pemë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi, procedohet penalisht 62-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Elbasan, për 2 raste të zjarrëvënieve, u bë identifikimi i autorëve të këtyre rasteve. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:

-u arrestua në flagrancë shtetasi 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 62 vjeç, banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullotash, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrëvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrëvënies dhe të paligjshmërisë në tërësi. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.