25.4 C
Elbasan

Policia arreston nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës, në kërkim Viktor Marku

Policia e Tiranës ka arrestuar nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës me 11 qershor në kryeqytet. I arrestuari është identifikuar si Sebastian Mali, 22 vjeç.

“Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B” raporton policia.

22-vjeçari me banim në Tiranë është marrë në pyetje gjatë natës ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai dyshohet si ekzekutor i 40 vjeçarit.

Identifikimi i tij  është bërë nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur vrasja.

Njëkohësisht policia ka kyer kontrolle në Shkodër dhe Lezhë për të ndaluar Viktor Markun, vëllai i Prel Markut, i cili po ashtu dyshohet si bashkëpunëtor i vrasjes së 40-vjeçarit.

Policia është duke hetuar vrasjen për hakmarrje, që lidhet me vrasjen e 2006 në Angli të kryer nga Hekuran Billa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

oranews

Lajme të tjera

Arrestohet drejtori i OSHEE Peqin! Dyshohet se lejoi kultivimin e kanabisit në një magazinë

Peqin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të cannabisit, me anë të llambave. Vihet në pranga pronari...

Kush është arrestuar gjatë natës në Elbasan?

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 16.05.2024 dhe...

E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike. Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit...

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën...

Ngacmon se#sualisht të miturën, arrestohet 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të...