Policia devijon trafikun në aksin Klos- Qafë Murrizë, ja si do të bëhet lëvizja

0
45

Policia ka devijuar trafikun nga rruga e vjetgër në aksin Tiranë- Milot- Burrel. Mësohet se janë dy postoblloqe policie një në Tufinë dhe një në Klos që devijojnë trafikun.

Shkak i bllokimit janë bërë makinat që lëvizin nga Tirana pasi janë me goma  verore.

Njoftimi:

Qarku Dibër/ Njoftim

Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.r.t/abcnews.al