Policia e Elbasanit arreston një person dhe procedon disa të tjerë

0
1907

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, në lokalin e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– A. H., 26 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, secilit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 24 vjeç, banues në fshatin Godolesh, pasi ka goditur me grushte shtetasin M. B., 37 vjeç, për motive të dobëta.

Po nga këta specialistë u shpallën në kërkim shtetasit:

-M. M., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– H. M., 65 vjeç, pasi kishte ndërtuar një objekt, pa leje përkatëse, në tokën e tij, në fshatin Polis.

Vijon puna për kapjen e tyre.

  • Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.