Policia e Elbasanit e gjitha në këmbë, në ndjekje të mjetit ku udhëtojnë persona të rrezikshëm, kap “pa dashje” një Ferrari

0
1154

Policia e Elbasanit është e ngritur e gjitha në këmbë mbrëmjen e së enjtes, për shkak se ëhstë vënë në ndjekje të mjetit me targa B680AB, pasi dyshohet se me të lëvizn disa persona me rrezikshmëri të lartë.

Burime për Abc bënë me dije se mjeti fillimisht nuk i ka ndalur një patrulle në hyrje të qytetit të KLibrazhdit dhe më pas ka injoruar edhe paralajmërimin e dy patrullave në Elbasan.

Por në tentativë për të ndaluar mjetin me targa B680AB, policia e Elbasanit ka ndaluar një “Ferrari” me ngjyrë të verdhë.

/Abcnews.al/