Policia e Velipojës shpëton adoleshentin nga mbytja në det

0
219

Një adoleshent ka rrezikuar jetën në ujrat e Velipojës, në plazhin e Rrjollit.

16 vjeçari S.L është futur për tu larë por në një moment për shkak të dallgëve, është bllokuar në mes te detit duke e patur të pamundur të dalë.

Në ndihmë të tij ka shkuar posta e policisë së Velipojës, ku falë ndërhyrjes së efektivëve u bë e mundur nxjerrja e 16 vjeçarit.

I riu ka dalë në breg në gjendje kritike por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

ora news