Portieri i dhuron 700 kg çokollata shokut të ekipit, klubi i “sekuestron”

0
59

Bayern Munchen ka lënë De Ligtin pa çokollata. Portieri Sommer i premtoi shokut të tij të skuadrës një kamion plot me çokollata zvicerane për ta falenderuar që shpëtoi në vijën fatale një gol të sigurt në ndeshjen ndaj PSG, kur rezultati ishte 0-0.

Premtimin e mbajti dhe i dërgoi në shtëpi holandezit rreth 700 kg çokollata, por klubi “konfiskoi” mallin dhe çokollatat ia dërgoi bankës ushqimore të Bavarisë.

Lajmin e bëri të ditur gazeta “Münchner Merkur”: “Dhjetë minuta para mbërritjes në Mynih, na thanë që kamioni nuk mund të shkonte në destinacion. Nuk e morëm vesh fillimisht ku qëndronte problemi, por kuptuam që urdhëri vinte nga klubi i Bayern. Na thanë të shkonim te banka ushqimore e qytetit”.