Kina ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake në gjashtë pika të ndryshme në zonën detare të Tajvanit.
Stërvitja ushtarake kineze nisi dje, pas vizitës së kryetares së Dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nansi Pelosi në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron pjesë të tij.
Reuters raporton gjithashtu se Kina ka disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, me Kinën që ka konfirmuar nëpërmjet medias shtetërore lëshimin e raketave , duke thënë se goditi objektivin me saktësi.
Raketat Dongfeng përdoren nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes në Tajvan tha se ka aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të Kinës.
Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar./abcnews.al/