Presidenti Meta: Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale

0
177

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore.

6  bashki në vend, Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra dhe Lushnja drejtohen pa kryetar thuajse nga viti 2019.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju  përgjigjur vendimit të Presidentit për të shpallur zgjedhje të pjesshme në 6 bashki.

Në një intervistë për Ora News, Lulzim Basha, tha  se Partia Demokratike nuk i shmanget asnjë gare dhe se është e gatshme për tu përballur në çdo moment me Edi Ramën.

Edhe Komisioni i Rithemelimit të PD në një deklaratë për mediat ka njoftuar se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Mësohet se Komisioni ka hapur procesin e primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë.

Ditën e djeshme, 19 janar, Presidenti Meta priti në një takim kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Meta sqaroi se takimi  nuk kishte të bënte me konsultime me partitë por me një konsultim që të shmangen polemikat pasi u pyet se pse kishte pritur në takim vetëm Ballën.

Bashkitë pa kryetar

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Bashkia drejtohet nga Voltana Ademi mandati i së cilës ka përfunduar prej afër 3 vitesh

2- Bashkia e Vorës – Agim Kajmaku, prekej nga ligji i dekriminalkizimit

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit për tu zëvendësuar nga Emirjana Sako

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë dhe u zëvendësua në detyrë nga nipi i tij Edison Memolla

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.