Plumb pas “festës” në hotel, arrestohet 26-vjeçari nga Durrësi që tentoi të vriste shokun

0
132

Një tentativë vrasjes u shënua në një hotel në  autostradën Durrës-Tiranë, ku qëndronin tre djem dhe një vajzë më 9 dhjetor 2021. Arni Sulejmani, rreth 20 vjeç, ndodhej në dhomë bashkë me dy djem të tjerë dhe një vajzë. Në rrethana ende të paqarta 26-vjeçari Markeljan Beqiri e sulmoi atë me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Policia bën me dije se është vënë në pranga 26-vjeçari Markelian Beqiri, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Tiranës.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza” dhe në bazë të informacioneve të marra se një person i shpallur në kërkim për krime kundër personit, qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar puna dhe u bë arrestimi i shtetasit Markelian Beqiri, 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës, informon policia.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Arni Sulejmani, i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Markelian Beqiri është larguar nga vendi i ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. 

Motivet e konfliktit mbeten të paqarta, por sipas burimeve të rinjtë kishin përdorur drogë dhe alkool kur ndodhi ngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.