Edhe Princeshat bëjnë stërvitje ushtarake. Ajo është vetëm 17 vjeçe dhë në muajin gusht të këtij viti, Princesha Leonor e Spanjës do të fillojë stërvitjen e saj ushtarake.
rincesha Leonor e Spanjës do të fillojë stërvitjen e saj ushtarake nga fundi i muajit gushtit deri në fillim të shtatorit.
Ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila e dha lajmin në një konferencë për shtyp ku ratifikoi Dekretin Mbretëror që rregullon kalimin e saj në Akademi. Leonor do të ndjekë gjurmët e të atit, Mbretit Felipe, dhe do të trajnohet në tre ushtritë (Kembesorine, Marinen dhe Ushtria Ajrore dhe Hapësinore), në një plan për të cilin Familja Mbretërore spanjolle dhe qeveria kanë punuar në mënyrë shteruese prej muajsh.
Neni 2 i Ligjit të Karrierës Ushtarake parashikon se “Princesha e Asturias mund të kryejë një karrierë ushtarake dhe të ketë detyrat ushtarake që, nëpërmjet dekretit mbretëror, përcakton qeveria, e cila është e autorizuar të vendosë regjimin e vet të diferencuar, duke marrë parasysh kërkesat e përfaqësimit të lartë dhe statusi i saj si trashëgimtar i Kurorës së Spanjës”.
Dekreti përcakton që kur princesha të përfundojë studimet e shkollës së mesme në Uells, pas verës të fillojë stërvitjen e saj ushtarake.
Familja Mbretërore ka argumentuar në një deklaratë se Mbretërit besojnë “se trajnimi ushtarak i Princeshës së Asturias është shumë i përshtatshëm dhe i vlefshëm; ai përforcon kapacitetet e shërbimit dhe ofrimit dhe lehtëson detyrat e përfaqësimit që do të duhet të marrë si trashëgimtar i kurorës”.