“Prindërit u thyejnë vezë në kokë fëmijëve për argëtim”, trendi në TikTok ngjall debat: Po i godisni fëmijët me salmonelë ballit

0
102

Kush ka një llogari në TikTok është e pamundur të mos jetë përballur me trendin më të  fundit; Prindërve që ngarkojnë video në platformë ku ftojnë ë fëmijët e tyre të gatuajnë së bashku një vakt ose një ëmbëlsirë për ta surprizuar dhe më pas i thyejnë një vezë në ballë ose kokë.

Videot postohen me hashtagun #eggprank dhe ky hashtag ka më shumë se 670.7 milionë shikime që nga fillimi i kësaj jave .

Reagimet e fëmijëve që padashur marrin pjesë në këtë trend të diskutueshëm ndryshojnë, pasi pas hutimit fillestar, disa qeshin, të tjerë inatosen dhe të tjerë shpërthejnë në lot, ndërsa mamaja ose babai pranë qeshin.

Tashmë ka një “epidemi” videosh sfiduese për çarjen e vezëve që po qarkullojnë, por në 24 orët e fundit disa TikToker kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për trendin “e dëmshëm” (siç e quajnë ata). Disa madje thyejnë vezët në ballin e tyre, duke theksuar se është diçka që dhemb dhe paralajmërojnë prindërit e tjerë që të mos e provojnë.

Mënyra se si disa fëmijë (kryesisht të vegjël) duken të lënduar ose të frikësuar pasi u thyhet veza në kokë, i bën shumë të besojnë se “shfrytëzimi i fëmijëve” nga përdoruesit e platformës ka shkuar shumë larg.

Kjo ndjenjë pasqyrohet edhe në komentet e shumë postimeve.

Tani ju duket qesharake kjo? Kështu humbet besimi i fëmijëve”,

“Është poshtëruese dhe e dhimbshme”, “Tani po abuzojmë me fëmijët tanë për pëlqime?!” 

 

Natyrisht, ekziston edhe mendimi i kundërt, pra se thyerja e vezëve është thjesht një shaka dhe shqetësimet rreth saj janë të ekzagjeruara.

“Komentet negative janë jashtë vendit dhe kohës. Është diçka që është argëtuese”, thotë një komentues, ndoshta duke anashkaluar faktin që disa nga fëmijët më të vegjël në sfidë nuk duket se e kuptojnë që është një shaka.

“Kur shoh këto video pyes veten, a jemi ne si prindër kaq të dëshpëruar për të postuar vazhdimisht gjëra të reja në platformën që konsumon aq shumë nga jeta jonë e përditshme? Është viti 2023 dhe ne po i thyejmë vezët në kokat e fëmijëve tanë, duke shpresuar të marrim një reagim qesharak që të mund ta postojmë videon në internet dhe të argëtojmë të huajt për pëlqime” shkruan një sociologe TikToker që e sheh sfidën të papranueshme.

Unë nuk isha aspak një fanse e madhe e kësaj. Kjo nuk është diçka që u sjell dobi fëmijëve në asnjë mënyrë dhe sinqerisht nuk më duket argëtuese,” tha Dr. Meghan Martin, një mjeke e urgjencës pediatrike në Spitalin e Fëmijëve  Johns Hopkins, e cila gjithashtu ka 1.3 milionë ndjekës në TikTok .

Martin shtoi se prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur e verdha e vezës bie në fytyrat e fëmijëve.

Ne fjalë për fjalë po godasim salmonelën në ballin e tyre,” tha ajo.

Po pse prindërit po e bëjnë këtë?!

Disa prindër që zgjodhën të provonin trendin me fëmijët e tyre folën në uebsajtin Today, duke shpjeguar se çfarë i shtyu ata të bënin shaka duke thyer vezë në kokat e fëmijëve të tyre si përgjigje ndaj kritikave për trendin që e sheh të të shfaqet kudo në TikTok.

Aaron Zapata bëri shaka me tre nga pesë fëmijët e tij ndërsa gatuante kruasant me ta. Sipas tij, për dy djemtë e tij 10-vjeçarë Kamdin dhe Cohen, shakaja e tij ishte gazmore. “Në familjen tonë ne vazhdimisht bëjmë shaka me njëri-tjetrin, për shembull fshihemi pas dyerve për të frikësuar njëri-tjetrin”, thotë ai.

Megjithatë, ai pranon se jo të gjithë fëmijëve të tij u pëlqejnë këto lloj batutash si në rastin e djalit të tij 6-vjeçar.

Sipas Zapata-s, ndonëse shumicës së ndjekësve të tij u duken qesharake videot e tij, kishte edhe mes tyre që e akuzuan atë si “babai më i keq në botë”, duke e kërcënuar se do ta denonconin për abuzim.

Janelle Leon që jeton në San Francisko u përball me kritika të ngjashme për thyerjen e jo një, por dy vezëve në fytyrën e vajzës së saj 3-vjeçare përpara se vajza e vogël t’i thoshte se nuk donte më dhe se nuk i pëlqente loja.

Ajo vetë e konsideron trendin “për të qeshur”, siç  e thotë dhe në llogarinë e saj në TikTok. Edhe pse e pranon se vogëlushja ishte e tronditur nga shakaja, ajo tregon se më pas i ka treguar video të tjera që e kanë bërë të qeshë. Ndërsa për ata që e quajtën sjelljen e saj “të sëmurë”, ajo thotë se thjesht i ka fshirë komentet. ” Ka shumë njerëz tepër të ndjeshëm atje dhe të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre. Vajza ime është mirë, nuk është e lënduar emocionalisht ”, thotë nëna e re.

Burimi: NBC News, New York Post, Today.com