Burime për FaxNews bëjnë me dije se 20 zyrtarë të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit, janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.
Burime kofidenciale pohojnë se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.
Të njëjtat burime thanë se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur kultivimjn e lëndëve narkotike për të kultivuar kanabis në 7 bashkitë e Elbasanit.
Dyshohet se mes 20 personave që janë vënë nën hetim ka edhe zyrtarë të lartë të policisë, bashkive njësive administrative.
Fax