Priten arrestime të shumta në radhët e policisë së Elbasanit, mes të hetuarve dhe zyrtarë të lartë (Arsyeja)

0
2778

Burime për FaxNews bëjnë me dije se 20 zyrtarë të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit, janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Burime kofidenciale pohojnë se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.

Të njëjtat burime thanë se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur  kultivimjn e lëndëve narkotike për të kultivuar kanabis  në 7 bashkitë e  Elbasanit.

Dyshohet  se mes 20 personave që janë vënë  nën hetim ka edhe zyrtarë të lartë të policisë, bashkive njësive administrative.

Fax