Priten ulje të ndjeshme të temperaturave, Shtabi i Emergjencave në Elbasan merr masat

0
150

Nisur nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik për një përkeqësim të mëtejshëm të motit, ku në zonat malore do të ketë reshje dëbore, prefekti i qarkut të Elbasanit së bashku me Shtabin e Emergjencave zbret në terren.

Klevis Xhoxhi i shoqëruar nga Drejtori i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Hekuran Bezati vizituan një nga zonat më malore të Elbasanit, Labinotin Mal ku në 24 orët e ardhshme parashikohen reshje të dendura dëbore.

Ata u interesuan për mirëfunksionimin e shërbimit shëndetësor në këtë zonë ndërsa morën garancinë nga mjekë e infermiere se çdo masë është marrë në medikamente dhe pajisje të emergjencës për të përballuar situatat që mund të ndodhin.

Nga ana tjetër Xhoxhi , në funksionin e kreut të Emergjencave Civile, ka komunikuar me të gjitha kompanitë nënkontraktore dhe me shërbimet publike në bashki për të qëndruar në gatishmëri për hapjen e rrugëve në rast bllokimi.

Në ditët në vijim priten edhe ulje të ndjeshme të temperaturave dhe nuk do të mungojë prania e ngricave, ndaj, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, janë këshilliar drejtuesit e mjeteve, të tregohen të kujdesshëm dhe në akse të caktuara të përdorin zinxhirë./Elbasani flash