Pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit, arrestohet i dehur Qani Xhafa

0
283

Qani Xhafa, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2021 është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit së të shtunës, pasi është përfshirë në një aksident rrugor.

Burime për mediat bëjnë me dije se Xhafa në gjendje të dehur është përplasur me trafikndarset në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ndërkohë menjëherë pas aksidentit ai u vu në prangat e policisë pasi rezultoi se po i jepte mjetit në gjendje të dehur.

Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Gjithashtu, Xhafa do të bëhet deputet pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Newsbomb