Projekti i termoizolimit në Elbasan, pas investimit kabllot lihen nëpër rrugë

0
72

do e mirë e ka një të keqe. Pikërisht kjo shprehje i shkon situatës që po përjetojnë disa dhjetëra familje të lagjes “Shënkoll” në Elbasan, ku prej disa javësh ka nisur projekti për rritjen e eficencës energjetike me veshjen e pallateve me material termoizolues. Por pas përfundimit të fasadave të pallateve, një rrjetë e vërtetë kabllosh dhe telash, duke nisur nga ato elektrike, të internetit, telefonisë dhe shërbimeve kabllore, që dikur ishin të varura në muret e pallateve, tani janë lënë në rrugë dhe të varura ku të munden në lartësi që jo vetëm janë të arritshme nga njerëzit, por edhe nga mjetet.

Banorët shprehen falënderues për investimin, por situata që është lënë pas duket e papranueshme.

Madje, banorët kanë pasur probleme edhe me energjinë elektrike pasi një mjet këputi kabullin e lënë në rrugë.

Specialistë të bashkisë janë shprehur se nuk do të pranojnë të marrin në dorëzim punën e kryer derisa të zgjidhet edhe problematika me kabllot.

Por deri atëherë, njerëzit duhet të bëjnë kujdes ku shkelin kur hynë dhe dalin nga apartamentet e tyre.

a2