Protesta e fermerëve, mbulohet me 30 ton qumësht autostrada Lushnje-Fier

0
66

Në protestën e fermërëve nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja, hyrja eautostradës Lushnje-Fier  është larë me qumësht. Në shenjë protestë, fermërët kanë derdhur 30 ton qumësht të grumbulluar nga mosshitja e një jave.

Me traktorë, dhjetëra fermerë nga rrethe të ndryshme të vendit janë mbledhur në hyrje të autostradës Lushnje-Fier për të protestuar kundër uljes së çmimit të qumështit.

Protesta zgjati  1 orë dhe nuk u shënuan incidente. Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill qumështi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër.