PSG e “heq qafe” me shkarkim Pochettino-n, Galtier firmos deri në 2024

0
97

Tentoi deri në fund të gjente një zgjidhje diplomatike por në fund nuk ia doli mbanë dhe sot mori vendimin ekstrem. PSG shkarkon nga detyra trajnerin Maurizio Pochettino të cilit do t’i paguajë deri në fund të gjitha detyrimet që parashikon kontrata.

Kampionët e Francës e kishin bërë të qartë se nuk do ta vazhdonin bashkëpunimin me argjentinasin, vendin e të cilit e zë ish-trajneri i Nice, Christophe Galtier. Dështimi i misionit Champions i shkaktoi shkarkimin Pochettinos, i cili largohet pas dy sezoneve me një kampionat të fituar, ndërsa mendohet se në këtë mes një dorë të madhe ka edhe Kylian Mbappe, i cili nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të ngrohtë me argjentinasin.

PSG nuk humbet kohë duke zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri trajneri i ri që ka nënshkruar zyrtarisht deri në vitin 2024 dhe ka detyrën ë vështirë të bëjë atë që nuk arriti ta bënte Pochettino, të ndërtojë një skuadër të suksesshme edhe në Europë dhe të menaxhojë yjet e shumtë.