Prej kohësh tashmë po përflitet për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga “gjigandët” e PSG që në këtë merkato vere, mirëpo këta të fundit po bëjnë çmos për ta mbajtur lojtarin e tyre më të mirë në “Parc des Princes” dhe këtë herë kanë vendosur t’i japin francezit edhe më shumë para.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, nëse Mbappe qëndron në Paris këtë verë, ai do të marrë një bonus prej 90 milionë euro, teksa deri më tani, askush në PSG nuk mund ta imagjinojë që Mbappe të largohet këtë verë e më herët u bë e ditur se Mbappe nuk ka gjasa të aktivizojë opsionin për të vazhduar kontratën me PSG-në deri në vitin 2025.
Ndërkaq, kujtojmë se, Mbappe ka kaluar një periudhë fantastike këtë sezon, duke shënuar plot 40 gola e ka dhuruar 9 asistime në 41 ndeshjet e tij të zhvilluar deri në këtë pikë te sezonit. /i.m /abcnews.al