Zbardhet pas gati 50 vitesh p*rdhunimi dhe vrasja e një adoleshenteje në Australi

0
50

Policia kanadeze ka zgjidhur atë që është përshkruar si një nga rastet më të rëndësishme në historinë e Quebec, duke gjetur njeriun përgjegjës për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 16-vjeçare në vitin 1975.

Autori, siç mësohet, autori ishte një burrë nga SHBA, i cili, vdiq më shumë se 40 vite më parë.

Sipas Guardian, policia e Quebec tha se provat e ADN-së i lejuan ata të ishin 100% të sigurt se Franklin Maywood Romine vrau adoleshenten Sharron Prior në një periferi të Montrealit, Australi.

Romine vdiq në moshën 36-vjeçare, në rrethana misterioze dhe u vendos që të zhvarrosej trupi i tij për analizë të ADN-së dhe të konfirmohej lidhja e tij me krimin.

Sipas autoriteteve, mostra e marrë përputhej me materialin e mbledhur nga vendi i krimit, dhe ai gjithashtu përputhej me përshkrimin e të dyshuarit të dhënë nga një dëshmitar.

Adoleshentja ishte rrugës për të takuar miqtë më 29 mars 1975 në një piceri pranë shtëpisë së saj kur u zhduk. Trupi i saj u gjet tre ditë më vonë në një zonë të pyllëzuar.

Autoritetet kanë hetuar më shumë se 100 të dyshuar gjatë viteve, por nuk kanë bërë kurrë asnjë arrestim. Yvonne Prior, nëna e adoleshentes, tani është 80 vjeç, jeton ende në Kanada dhe e ka kaluar jetën duke kërkuar vrasësin e vajzës së saj.