Publikimi i listës së pagave, Prokuroria e Tiranës fut në “sitë” tre institucione, nisin hetimet

0
118

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me publikimin e listës së pagave me anë të një databaze që qarkullon prej dy ditësh në rrjet.

Burime bëjnë me dije se procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Mësohet se organi i akuzës ka dërguar grup hetimor për veprime në disa institucione, AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve. m.v/Abcnews.al