Punë 6 muaj dhe më pas pagë minimale, si do subvencionohen punonjësit në turizëm

0
39

Punë 6 muaj dhe më pas të paguhen aq sa paga minimale pa u paraqitur fizikisht. Është ky propozimi që po dakordëson bizneset me qeverinë për ruajtjen e fuqisë punëtore dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit. Në draft strategjinë e turizmit për vitet 2024-2030 ministria e turizmit thekson nevojën për mbështetje financiare të punonjësve gjatë periudhave jashtë pikut.

  • Ky kuadër duhet të fokusohet te punonjësit sezonalë në industrinë e turizmit, duke siguruar që ata të marrin kompensim të përshtatshëm kur nuk janë duke punuar në mënyrë aktive, si dhe duhet të stimulojë punëdhënësit që të mbajnë forcën e tyre punëtore për sezonet pasuese.
  • Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit

“Shembulli më i mirë është ai i Greqisë. I mbyllin dhe punonjësit marrin pagën minimale sipas legjislacionit grek. Kështu duhet të ishte mirë edhe por Shqipërinë edhe për subjektet e mbyllura jashtë sezonit por dhe ata që kanë njëfarë kërkese t’u paguhet paga minimale punonjësve”, thotë për A2 CNN Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.

Marrja e një nisme të tillë përfshin përcaktimin e qartë të grupeve të synuara, periudhës së punës pa ndërprerje, por edhe kohës së mbështetjes financiare, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore edhe ripunësimi. “Sigurimet shoqërore do paguhen sipas ligjit, një pjesë punëdhënësi dhe pjesa tjetër punëmarrësi. Punonjësit nuk duhet të hiqen nga zyra e punës. E kanë të garantuar kthimin në punë për 6 mujorin e seoznit të verës dhe me një pagë të mirë”, thotë Kasa.

Ndërmarrja e një nisme të tillë pritet të rrisë sigurinë në punë për punonjësit sezonalë dhe të ruajë një forcë punëtore të kualifikuar për industritë sezonale.  Duke bërë që kjo qasje të ndihmojë në garantimin e një niveli të qëndrueshëm jetese për punonjësit, si dhe një forcë punëtorë të besueshme për punëdhënësit. (A2