Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur sot në protestë për shkak të mungesës së pagave dhe mospërfitimin e shpërblimit të qeverisë.

Për mediat të revoltuar ata janë shprehur se ky insitucion po shkon drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit.

Ndër të tjera ata u shprehën se pagat nuk po u jepen në datën e caktuar.

“Pagën nuk na e japin në datën e caktuar, në datën 1, por shkon deri më 23. Nuk po marrim rrogën, shpërblime jo e jo.

Nuk e kuptoj përse kërkojnë punëtorë. Që kur ka ardhur ky drejtor vonohen pagat. Na kanë shkatërruar”, ka thënë një nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu