Punonte në ndërtim në Malta, emigranti shqiptari bie nga skela

0
151

Një emigrant shqiptar ka rënë nga skelat në një kantier ndërtimi në Malta.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari 46-vjeçar ka marrë lëndimet të shumta në trup, e për pasojë është dërguar në spital.

Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, 28 shtator rreth orës 15:15 në Triq FC Bourlemaque, Birżebbuġa.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/