Pushime luksi dhe forma seksi, kush është drejtoresha e bashkisë që u vu nën hetim nga SPAK

0
44

SPAK lëshoi këtë të enjte 9 urdhër-arreste në lidhje me dosjen “5D”, ku u arrestuan ish-drejtori i IMT-së Mariglen Qato dhe ish-drejtori i UKT-së, Redi Molla.

Një prej zyrtarëve që u vu nën hetim nga SPAK është edhe ish-notarja nga Durrësi, Deborah Keçi, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana, pranë Bashkisë Tiranë, post që e mban që prej tetorit të vitit 2020.Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, teksa mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.Nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja Deborah Keçi ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit Nestor Muhametllari, user-at e anëtarëve të KVO-së.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Deborah Keçi është një personazh mjaft i njohur në showbizin shqiptar, e ftuar shpesh herë në emisionet rozë, teksa ka qenë konkurente dhe në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”. Ajo la Milanon për të marrë postin e drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana, pranë Bashkisë Tiranë.

Ajo ka tërhequr vëmendje me format e saj trupore seksi, teksa është një ushtruese e rregullt e palestrës dhe ushtron shpesh herë edhe sportin e notit apo skive. Nga një vëzhgim i profileve të saj në rrjetet sociale, Deborah Keçi vihet re se bën pushime luksoze, në vende të shtrenjta.