Qëllohet me armë në drejtim të një personi në Shkodër

0
228

Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Vukatanë në Shkodër.

Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një personi për shkaqe ende të paqarta.

“Një person nga një motor ka qëlluar me armë”, sipas burimeve policore.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të japë detaje në vijim.

Ora news