Një person është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”.
34-vjeçari, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, u vu në pranga pasi qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, nga automjeti në një rrugë të fshatit Lapardha.
Ndërkaq, u procedua penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte ky shtetas