Qëlloi me armë zjarri tre persona, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali, e dorëzojnë të afërmit në polici

0
88

Artur Haxhiu, 52 vjeç, shqiptari i kërkuar për plagosjen e tre personave të hënën e 27 qershorit, në Bibione, u arrestua në San Michele al Tagliamento ku kishte mbërritur me autobus nga Lignano.

Gjatë kthimit ai telefonoi të njohurit të cilët njoftuan karabinierët, që më pas i vunë prangat Haxhiut.

Haxhiu të hënën e kaluar ka qëlluar me armë zjarri në fytyrë një bashkatdhetar dhe dy persona të tjerë.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe rrezikon të vdesë. Haxhiu ishte arratisur që  prej momentin që kishte plagosur personat, ndërkohë në kërkim të  tij u përfshinë 100 persona, deri sa sot bën dhe arrestimin e tij.