
Godoleshi është një fshat në Elbasan që njihet për kultivimin e qershisë. Pothuaj e gjithë ekonomia familjare e banorëve varet nga ky fryt. Dhe është fruti i parë i pranverës me një simbolike tejet të veçantë. Ndaj ata kanë vendosur që ti dedikojnë festën. E kanë pagëzuar me emrin festa e “Festa e Qershisë dhe Dashurisë” e cila organizohet prej disa vitesh tashmë.
Në këtë festë kanë marrë pjesë të gjithë banorët. Ashtu si vetë ngjyra e frutit, atmosfera është ndezuar nga këngët dhe vallet. Në fakt nuk është thjesht një festë qershie, por një aktivitet që promovon vlerat e zonës.
Por pavarësisht prodhimit mjaft cilësor ende mbetet problem çmimi i ulët i shitjes tyre.
