“Qershi dhe dashuri” në Godolesh

0
226

Godoleshi është një fshat në Elbasan që njihet për kultivimin e qershisë.  Pothuaj e gjithë ekonomia familjare e banorëve varet nga ky fryt.  Dhe është fruti i parë i pranverës me një simbolike tejet të veçantë. Ndaj ata kanë vendosur që ti dedikojnë festën. E kanë pagëzuar me emrin festa e  “Festa e Qershisë dhe Dashurisë” e cila organizohet prej disa vitesh tashmë.

Në këtë festë kanë marrë pjesë të gjithë banorët.  Ashtu si vetë ngjyra e frutit, atmosfera është ndezuar nga këngët dhe vallet.  Në fakt nuk është thjesht një festë qershie, por një aktivitet që promovon vlerat e zonës.

Por pavarësisht prodhimit mjaft cilësor ende mbetet problem çmimi i ulët i shitjes tyre.