Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ministri: Shpërndarja nis javën e dytë të dhjetorit

0
3

Qeveria ka miratuar sot bonusin e fundvitit për pensionistët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zbuloi detaje të tjera nga ky bonus, të cilin e quajti si më të madhin ndonjëherë në histori dhe se kur të do bëhet shpërndarja.

Gonxhja: Krenar që sot miratuam bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë, për të gjithë 724 mijë e 933 pensionistët, ku 511 mijë e 173 pensionistë me pension 20 mijë lekë do të marrë bonusin 150 euro dhe 213 mijë e 760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro.

Pensionistë invalidë, gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht sa pension do marrin do kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë.

Përfshihet edhe një kategori për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Për 5174 pensionet e invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5%. Për 2300 pensionet familjare në fshat, ky bonus e ka efektin e tij sikur të rritej pensioni vjetor  me 66.3%. Efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë lekësh për të gjithë vitin 2024.

Shpërndarja e bonusit në pranverë, është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java dytë e dhjetorit, për të gjithë pensionistët.

 

Top Channel