Qeveria ndalon muzikën, Florjan Binaj: Notat Sol dhe Do pozitive me Covid-19

0
218

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar ashpër pas masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së COVID-19 dhe mbylljes së klubeve të natës apo shërbimeve të ngjashme.

Një ndër ta ka qenë edhe Florjan Binaj i cili ka bërë një postimi ironik në “Instagram” me nota humori.

Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test”, ka shkruar aktori.