Qytetarët homazhe te kryeministria për 7-vjeçaren që u vra në Himarë: Të dorëhiqet Çuçi, Nano dhe Kumbaro!

0
82

Qytetarët kanë ndezur qirinj te kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Reagimi:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell! /abcnews.al