Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari në Sarandë

0
78

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një punëtor ka humbur jetën. Sipas policisë 50-vjeçari E.K, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje