22.4 C
Elbasan
Ballina SPORT Racizmi ndërpret ndeshjen PSG-Basaksehir, reagon Turqia

Racizmi ndërpret ndeshjen PSG-Basaksehir, reagon Turqia

0
189

Ndeshja në Champions League mes Paris Saint-German dhe turqve Medipol Başakşehir është ndërprerë për shkak të komenteve raciste të pretenduara që u drejtuan ndaj stafit teknik të klubit turk.

Në minutën e 17-të të ndeshjes në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, ndihmës menaxheri i klubit Başakşehir, Pierre Webo, i cili është nga Kameruni, debatoi me arbitrin e ndeshjes për një pozicion, por zyrtari i katërt e paralajmëroi me përjashtim nga fusha e lojës.

Webo pretendoi se ai u përball me një koment racist nga arbitri i katërt.

Më pas, klubi turk u tërhoq nga fusha dhe shkoi në dhomën e zhveshjes për në shenjë proteste.

Pas incidentit, presidenti Başakşehir, Göksel Gümüşdağ, tha se klubi turk nuk do të kthehet nga dhoma e zhveshjes nëse zyrtari i katërt mbetet në fushë, ndërsa shtoi më pas se zyrtari i katërt u shkarkua nga detyra e tij për ndeshjen e të mërkurës .

Shumë klube turke, Federata e Futbollit e Turqisë, po ashtu edhe PSG, postuan në twitter dhe treguan mbështetje për postimin e klubit Başakşehir “Jo racizmit“, duke protestuar incidentin.

Klubi i futbollit Başakşehir tha se lojtarët refuzojnë të luajnë ndeshjen me PSG-në mes komenteve raciste nga zyrtari i katërt ndaj ndihmës menaxherit Webo.

Shefi ekzekutiv i klubit turk, Mustafa Erogut, tha se loja do të vazhdojë mbrëmjen e të mërkurës dhe se të gjithë katër zyrtarët e lojës do të ndryshohen.

Turqia dënon komentet raciste

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, dënuan komentet raciste kundër ndihmësit menaxherit të klubit Başakşehir.

Presidenti Erdoğan “fuqishëm” dënoi komentet e pretenduara raciste, duke shtuar në postimin e tij në twitter edhe etiketimin “Jo racizmit”.

“Dënoj fuqishëm fjalët e motivuara nga racizmi drejtuar anëtarit të stafit teknik të përfaqësuesit tonë të Başakşehir-it, Pierre Webo. Besoj se do të ndërmerren hapat e nevojshme nga UEFA. Ne pa kushte kundërshtojmë racizmin dhe diskriminimin në sport dhe në të gjitha sferat e jetës”, shkroi Erdoğan.

Ndërsa, kryediplomati Çavuşoğlu në twitter shkroi se ai mbështet “qëndrimin e nderuar” të ekipit të klubin turk pasi u largua nga fusha për këtë incident.

“Jo racizmit”, shtoi në postimin e tij Çavuşoğlu.

Po ashtu edhe ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Muharrem Kasapoğlu, kritikoi zyrtarin e katër për komentet raciste.

“Racizmi është një krim kundër njerëzimit. Ne jemi pranë ekipit tonë Başakşehir. #Respekt. #JoRacizmit”, shkroi në twitter Kasapoğlu.

Në ndërkohë, klube të tjera turke, respektivisht Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş, në rrjetet sociale theksuan se ata të gjithë janë kundër racizmit dhe se mbështesin ndihmës menaxherin Webo.

Klubi dhe lojtarët e PSG-së mbështesin Webo-n

Ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe, po ashtu mbështeti ndihmës menaxherin e klubit Başakşehir.

“Thuaj jo racizmit. Webo, ne jemi me ju”, shkroi Mbappe në twitter, ndërsa mbrojtësi francez 25-vjeçar Presnel Kimpembe shpërndau postin e tij.

Başakşehir po ashtu postoi në twitter se ata janë kundër racizmit dhe shpërndau fushatën e UEFA-s “Jo racizmit”, pasi PSG postoi këtë postim për të mbështetur Webo-n.

Politika e UEFA-s për të eleminuar elementet raciste nga loja

Racizmi ende është një nga problemet kryesore globale në sport ndërsa FIFA dhe UEFA kanë luftuar kundër tij.

 

 

 

/a.r,OraNews