Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë duke inspektuar punimet në kantierin e aksit Elbasan – Qafë thanë, pjesë e Korridorit 8.
Ky aks do të jetë një nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave. Aksi u fut në korridoret europiane falë samitit të BE në Tiranë, pas vitesh të tëra “luftë”.
Sipas Rames deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve.