Rama nga Holanda: Shumë shpejt mund të ndajmë me publikuan një zbulim të rëndësishëm për gazin dhe naftën në Shqipëri

0
96

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, ka deklaruar se shumë shpejt mund të ndajnë me publikun një zbulim të rëndësishëm që lidhet me gazin dhe naftën në vendin tonë.

“Ne kemi shpresë se së shpejti do ndajmë me opinion publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po realizon në vendin tonë. Siç çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm të gazit dhe naftës që do ndikojë të ardhmen e Shqipërisë por do luaj rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha ai.

“Është mundim për dikë që vjen nga Ballkani dhe drejton në Ballkan që të flasë shkurt, jemi konsumator të mëdhenj të kohës e fjalës, por mendoj se është e arsyeshme t’i kaloj fjalën ministres Balluku, për t’ju dhënë disa informacione konkrete, dhe më pas ministres Ibrahimaj”, u shpreh Rama.