Rama takim me ministrin grek: Diskutuam planet për bashkëpunim në sektorin e Energjisë

0
81

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme  kryeministri me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.

Pas takimit, kreu i qeverisë bën të ditur se u diskutua  gjerësisht për planet të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.”

E pranishme në takim me homologun grek ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.” /abcnews.al/