Reali do ta shesë lirë Jamesin

0
198

Gjiganti spanjoll është i gatshëm të ndahet me mesfushorin kolumbian, duke e shitur atë për vetëm 25 milionë euro

Real Madridi është i vendosur për ta shitur James Rodriguezin gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Madje, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm ta shesin mesfushorin kolumbian për vetëm 25 milionë euro.

Ish-futbollisti i Portos, Monacos e Bayern Munichut ka kontratë vetëm edhe një vit me liderin e La Ligas.

Reali e ka përgjysmuar kërkesën e tij vetëm për ta hequr dorë nga përfaqësuesi kolumbian.

Klubet e Premierligës, Everton, Arsenal, Manchester United e Wolverhampton janë të interesuar për futbollistin ofanziv.

Atë e do edhe Napoli në Itali. /Gazeta Express/