Reja: Duam të fitojmë grupin, shpresoj lojtarët të jenë në formë

0
188

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të përballet më 4 shtator me Bjellorusinë në Minsk, ndërsa më 7 shtator me Lituaninë në Tiranë.

“Objektivi jonë është të fitojmë grupin. Siç kam folur me presidentin Duka, duhet të jemi të bindur kur të zbresim në fushë që të fitojmë dhe arrijmë këtë objektiv. Kemi një skuadër të mirë por duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik. Shqipëria ka një skuadër që mund të përballet me cdo rival por duhet të punojmë shumë dhe shpresojmë që lojtarët të vijnë në këtë grumbullim në formën e duhur.

Unë kam folur këto ditë me Hysën, Gjimshitin, i cili ka qenë shumë i raskapitur dhe i stërlodhur. Shpresoj që lojtarët që do vijnë në këtë grumbullim të jenë në formë të mirë. Në disa vende ka nisur kampionati, por kemi shumë pikëpyetje, kemi dhe merakun e klubeve, që vërtet na i kanë lënë të lirë por kanë frikë mos lojtarët e tyre sëmurën. Ne na intereson fitorja duam të marrim vendin e parë në grup. “

Ora news