Aeroporti i Rinasit po gjallërohet çdo ditë e më shumë, ndonëse shtetasit shqiptarë nuk lejohen ende që të fluturojnë në vendet e BE-së.
Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, në 24 korrik do të ketë 42 fluturime të konfirmuara nga Rinasi, që është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.
Easy Jet, i cili hyri në vend në fund të 2019-s, por më pas i ndërpreu fluturimet pasi u kufizuan udhëtimet do të fluturojë drejt Londrës, duke u bërë operatori i tretë pas British dhe Wizz Air që shërben këtë destinacion.
Në rritje janë dhe çarterat turistike drejt Shqipërisë, ndonëse ato mbeten të kufizuar në tre shtete, Ukraina, Bjellorusia dhe Polonia. Në 24 korrik ka dy çartera nga Polonia, po dy nga Ukraina dhe një nga Bjellorusia.
Ndërkohë për shqiptarët, mundësia e vetme për të ikur me pushime jashtë është Turqia, me çarterin drejt Antalias.
Pjesa më e madhe e fluturimeve janë drejt Italisë, ndonëse jo me frekuencën e para-pandemisë, ndërsa me hyrjen e Wizz Air janë shtuar dhe destinacionet drejt Gjermanisë.
Vjena është i vetmi destinacion i pezulluar, të paktën deri në fund të korrikut.
Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizime pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀
Freebird Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Hamburg dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
AMC – Katowice – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Prage dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Ukraine Airlines – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Jonika – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwik (Londer) dhe kthim (Destinacion i ri )
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Smartwings – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim
Monitor