Rekord fluturimesh nga Rinasi, fillon dhe Easy Jet drejt Londrës, shtohen çarterat turistikë

0
162

Aeroporti i Rinasit po gjallërohet çdo ditë e më shumë, ndonëse shtetasit shqiptarë nuk lejohen ende që të fluturojnë në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, në 24 korrik do të ketë 42 fluturime të konfirmuara nga Rinasi, që është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

Easy Jet, i cili hyri në vend në fund të 2019-s, por më pas i ndërpreu fluturimet pasi u kufizuan udhëtimet do të fluturojë drejt Londrës, duke u bërë operatori i tretë pas British dhe Wizz Air që shërben këtë destinacion.

Në rritje janë dhe çarterat turistike drejt Shqipërisë, ndonëse ato mbeten të kufizuar në tre shtete, Ukraina, Bjellorusia dhe Polonia. Në 24 korrik ka dy çartera nga Polonia, po dy nga Ukraina dhe një nga Bjellorusia.

Ndërkohë për shqiptarët, mundësia e vetme për të ikur me pushime jashtë është Turqia, me çarterin drejt Antalias.

Pjesa më e madhe e fluturimeve janë drejt Italisë, ndonëse jo me frekuencën e para-pandemisë, ndërsa me hyrjen e Wizz Air janë shtuar dhe destinacionet drejt Gjermanisë.

Vjena është i vetmi destinacion i pezulluar, të paktën deri në fund të korrikut.

Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizime pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀

✈️Freebird Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
✈️AMC – Katowice – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Prage dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
✈️Ukraine Airlines – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Jonika – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
✈️Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️EasyJet – Tiranë – Gatwik (Londer) dhe kthim (Destinacion i ri 🤩)
✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Smartwings – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

Monitor