Reshje katastrofike në Brazil, evakuohen mbi 5 mijë banorë, 30 bashki në gjendje të jashtëzakonshme

0
116

Më shumë se 5,600 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe rreth 30 bashki shpallën gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve në shtetet braziliane Bahia (verilindje) dhe Minas Gerais (juglindje).

Zonat më të goditura janë në Bahia jugore, ku janë evakuuar 3,740  banorë, sipas departamentit të zjarrfikësve, pas një jave reshjesh të dendura shiu.

Guvernatori i Bahia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të paktën 30 bashki. Më të prekura janë bashkitë e Itamarazu, ku u vranë tre persona , Zucourousso, Porto Seguro, Prado dhe Teixeira de Freita.

Qeveria braziliane ka urdhëruar dislokimin e njësive të ushtrisë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe për të ndërtuar strehim të përkohshëm për të evakuuarit.