Reshje shiu dhe bore, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve dhe bën apel për shoferët

0
108

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu e bore duke sjelle probleme në disa qarqe.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fatmirësisht duket se mëngjesi i sotëm ka nisur me kushte të përmirësuara atmosferike ku në jug dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar.

Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.

“Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore

në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

⚠

🚖Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

⚠Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore “, thuhet në postimin e ARRSH.e.su./abcnews.al