Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, ARRSH: Duhen goma dimërore dhe zinxhirë

0
6

Gjatë natës territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve

Në rajonin Jugor reshje dëbore ka pasur në Qafë Thanë, në Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Librazhd-Steblevë.

Në rajonin Verior kanë vazhduar reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, në Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë, në Kukës-Bushtricë.

“Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit ????për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thotë ARRSH. (A2