Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa akse kryesore për qarkullimin e automjeteve

0
14

Vlora është përfshirë nga reshje të dendura të shiut mëngjesin e së dielës.

për shkak të reshjeve, ka pasur probleme në disa akse kryesore.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”, apo siç njihet në Vlorë rruga pranë Albano dhe Romina.

Në Shqipëri, të dielën, vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit./abcnews.al