Reshjet e shiut rikthejnë pamjen e shëmtuar tek “Parku Rinia”

0
272

Reshjet e shiut kanë rikthyer edhe një herë brenda pak ditësh pamjen e një Venecia të vogël.

Në park u investuan plot 1 miliard lekë nga bashkia e Tiranës por hapësirat mes kodrave të e krijuara në këtë park kthehen më pellgje të mbushura me ujë, sa herë bie shi.

Një pamje aspak e këndshme për qytetarët e Tiranës të cilët nuk e shihnin asnjëherë parkun me pellgje uji para investimit me fondin  miliardë lekë.

Para pothuajse 1 viti bashkia hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 leke pa TVSH. Me gjithë vlerën e TVSH ky prokurim i fituar nga kompania Agikons arrin vlerën e 1 miliard lekëve.

Me përjashtim që në këtë park u shtuan disa kodrina me dhe, si edhe disa lodra për fëmijë, nuk dihet se çfarë ka kushtuar kaq shumë sa për të plotësuar vlerën 1 miliard lekë. Dhe dyshimet shtohen kur sheh se kush është rezultati përfundimtar.

Skandali u bë edhe më i madh, kur u konstatua se punën që duhet të kryente kompania Agikons si fituese e këtij tenderi, në fakt e kryenin punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës, vetëm për një qëllim që të arrinte të hapet në 1 qershor.

oranews