Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje të dherave në Librazhd, probleme në rrugë

0
237

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën Librazhd-Katund. Si pasojë e shirave kjo zonë ka pësuar rrëshqitje të mëdha dherash.

Banorët e zonës thonë për ABC se ka dëmtim të rrugës deri në lagjen e Allkajve.

Sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për riparimin e kësaj rruge që është e bllokuar prej më shumë se një jave.